Islami: S’mund të ketë destabilizim në veri, marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë
Por a do të ketë rrezik të shtuar për gjendjen në veri të Mitrovicës, Avni Islami nuk beson një gjë të tillë, duke i komentuar edhe deklaratat e fundit të deputetes Ganimete Musliu për informatat që në Rashkë ushtria serbe po kryen ushtrime me qëllim të destabilizim të vendit.
“Nuk pres që të ketë një ngjarje të tillë, për shkak se marrëveshja e Ohrit tregon se të dyja palët janë të obliguara që t’i përmbahen marrëveshjes dhe nëse nuk përmbahet, atëherë pasojnë sanksionet ndaj të dy shteteve”.
Ai tha nëse Serbia së bashku me listën serbe dhe me grupet kriminale dëshirojnë ose tentojnë te sjellin destabilizim të vendit, pasojat do ti bartë vet qeveria e Serbisë
“Pavarësisht se Qeveria serbe është duke e përdorur luftën hibride në raport me Kosovën, tashmë dihet që marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme për te dyja palët edhe në rastin konkret, unë mendoj që veriun e Kosovës nuk e destabilizojnë këto veprime, duke marrë parasysh disa incidente të vogla që mund të ndodhin. Por, nëse eventualisht qeveria serbe së bashku me listën serbe dhe me grupet kriminale dëshirojnë ose tentojnë te sjellin destabilizim të vendit, pasojat do ti bartë vet qeveria e Serbisë”.
Kujtojmë se dje në Bruksel u zhvillua takimi mes dy kryenegociatorëve të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar lidhur me marrëveshjen e Ohërit.
Pas takimit, Petkoviq tha se janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, e cila, sipas tij, do të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë – mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
