Ishte plagosur në korrik, u kthye në shtator në vijat e frontit – vritet “Ninxha”, snajperi australian që luftoi në Ukrainë

Një luftëtar australian i lirisë i quajtur “Ninxha” është vrarë duke luftuar forcat ruse në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Trevor Kjeldal, 40 vjeç, nga Brisbane, thuhet se u vra në aksion në rajonin Donbas të Ukrainës këtë javë.

Kjeldal, i cili u përshkrua si “një anëtar shumë i çmuar dhe i dashur” i familjes së tij, besohet të ketë mbërritur në Ukrainë në fillim të këtij viti.

Postimet e mediave sociale sugjerojnë se ai ishte plagosur në aksion në korrik – duke pësuar plagë gati fatale me armë zjarri – përpara se të kthehej me guxim në vijat e frontit në shtator.

Kur mbeti i plagosur, ai mori plagë nga predhat në kokë.

Megjithatë, ai tha se nuk kishte plane të kthehej në Australi dhe dëshironte të qëndronte në Ukrainë derisa të mbaronte lufta.

Kjedal besohet se ka shërbyer në batalionin e 49-të ‘Select Carpathian’ të ushtrisë ukrainase.

Ai u quajt “Ninxha” në rrjetet sociale, pasi bëri bujë gjatë kohës që ishte në vijën e frontit.

“Ukraina ishte në telashe, ata kishin nevojë për njerëz që të vinin për të ndihmuar, kështu që ne erdhëm dhe ndihmuam”, kishte thënë ndërkohë ai.

Në tetor, ai ndau gjithashtu besimin e tij se batica po kthehet në favor të Ukrainës.

Vdekja e tij u konfirmua edhe autoritetet australiane, të cilët thonë se tani po ofrojnë ndihmë për familjen e tij.

Kryeministri Anthony Albanese gjithashtu përcolli ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e Kjeldal.

Vdekja e Kjedal vjen pasi vdekjes edhe të një 23-vjeçari nga Uashingtoni, në SHBA, “pa përvojë ushtarake, i cili doli fshehurazi nga shtëpia e tij familjare” për të luftuar në Ukrainë. 

Go to TOP