Ish-trajneri i Dukagjinit fton qytetin në përkrahje të skuadrës kundër Ballkanit

Dukagjini të dielën do ta këtë një sfidë shumë të rëndësishme ku për kundërshtar ka liderin dhe kampionin aktual të Superligës, Ballkanin.

Sfida luhet nesër nga ora 15:00 në Klinë në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën.

Takimi ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat. Për Ballkanin që po lufton për pozitën e parë si dhe për Dukagjinin që po luan për një pozitë në Evropë.

Kjo ka bërë që qyteti të mobilizohet, derisa ish-trajneri i kësja skuadre Severin Elezaj ka bërë thirrje që stadiumi të mbushet me tifozë në përkrahje të Dukagjinit.

“Qytetarë klinas përkrahje për klubin tonë të ë,të gjithë të bashkuar në çdo ndeshje….”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

Ndonëse që tri vite nuk është trajner te Dukagjini, Severin Elezaj është shembull i mirë që shumë trajner duhet ta ndjekin. Ai vazhdimisht pa aspak gjelozi, bën thirrje që të përkrahet Dukagjini klubi i qytetit të tijë.

Go to TOP