Ipswich Town përforcohet me sulmuesin e Cityt

Ipswich Town e ka forcuar sulmin ndërsa përgatitet për sfidat e sezonit të ardhshëm në Premier League.

Klubi i sapopromovuar në Premier League ka njoftuar të shtunën se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Liam Delap nga Manchester City.

Sulmuesi njëzet e një vjeçar e kaloi sezonin e fundit në huazim te skuadra e kampionatit anglez Hull City, duke shënuar tetë gola në tridhjetë e dy paraqitje.

Djali i ish-mesfushorit të Stoke City ka përfaqësuar Anglinë në nivele të ndryshme të të rinjve. Ai bëhet nënshkrimi i katërt i Ipswich në këtë afat kalimtar.


Go to TOP