Prishtina nënshkruan me Ramiz Bytyqin

FC Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ramiz Bytyqin.

Bytyqi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga kryeqyteti.

“Prishtina dhe futbollisti Ramiz Bytyqi kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruar kontratë për tre vjetët e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.

Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.

23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21.

Go to TOP