Inzaghi: Brozovic mund të kthehet për ndeshjen ndaj Juventus

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi ka dhënë të reja lidhur me situatën e Marcelo Brozovic.

Inzaghi ka treguar situatën e lojtarëve të lënduar, ku mes tjerash foli edhe për mesfushorin kroat, Brozovic.

Trajneri i Inter shpreson që të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarit për ndeshjen ndaj Juventus.

“Brozovic do të kthehet të dielën, shpresoj”, ka thënë Inzaghi.

“Ne e dimë që kemi një ndeshje të dielën. Ndryshojmë diçka ndaj Bayernit, por jo shumë”, shtoi ai, i pyetur nëse derbi me Juventus ndikon ndeshjen ndaj Bayern.

Këto fjalë, Inzaghi i ka thënë në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bayern.

Inter dhe Bayern përballen për prestigj, pasi të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin tutje qysh në xhiron e kaluar.

Go to TOP