Investimet strategjike, Hajdari i tregon dy sfidat kryesore

Kriteret ambientale dhe prejardhje e mjeteve financiare të investitorëve potencialë strategjikë janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet Ministria e Tregtisë.

Kështu ka thënë Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

“Çfarë të bëjmë t’i japim ashtu pa kriteret ambientalë apo prejardhjen e fondeve”, ka thënë ajo.

Atë  e ka kritikuar kryetari i Komisionit për Ekonomi sesi për 2 vite janë mbajtur vetëm katër takime të Këshillit ndërministror për të shqyrtuar 44 aplikime.

Gjatë debatit në këtë komision ka pasur edhe përplasje mes deputeteve. 

Go to TOP