​Inter – Torino, formacionet zyrtare

Sezoni i ri i Serie A 2025/26 vazhdon sonte me një përballje interesante në stadiumin “San Siro”, ku Interi pret Torinon në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të kampionatit.

Trajneri i zikaltërve Cristian Chivu ka vendosur të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë, duke startuar me Sommer në portë, ndërsa prapa tij vendosen Pavard, Acerbi dhe Bastoni. Në krahë aktivizohen Dumfries dhe Dimarco, kurse mesfusha do të udhëhiqet nga Barella, Mkhitaryan dhe Susiç. Në sulm janë dyshja e fuqishme Marcus Thuram dhe kapiteni Lautaro Martínez.

Nga ana tjetër, Torino i beson portën gardianit Israel, ndërsa mbrojtja formohet me Lazaro, Coco, Masina dhe Biraghi. Në mesin e fushës do të luajnë Kasadei, Ilkhan dhe Gineitis, kurse repartit ofensiv i prinë Ngonge, Simeone dhe Vlasiç.

Kjo ndeshje shënon hapjen e një sezoni të gjatë dhe të fortë, ku Interi synon titulkin kampion, ndërsa Torino kërkon të tregojë ambiciet e saj që nga starti.

Formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Susiç, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Torino (4-3-3): Israel; Lazaro, Coco, Masina, Biraghi; Kasadei, Ilkhan, Gineitis; Ngonge, Simeone, Vlasic


Go to TOP