Bota

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës. Në këtë foto shihet se si ai ishte maskuar në mënyrë që të mos njihej.

Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën e djegur në Pukë. Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristo pas tetë muajsh. Gazetat italiane, zbuluan dje mashtrimin me zhdukjen e Pecorellit, ndërsa sot japin disa detaje më shumë mbi historinë misterioze. Me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 8 muajsh, një tërheqje e parave u bë të dielën në mbrëmje në një bankë në Romë, shkruan abcnews.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit ku më pas ai u zbulua se ishte gjallë.

Image