Iniesta pensionet mes lotëve: Jam krenar për gjithë këtë rrugëtim

Njëri ndër mesfushorët më të mirë në planet, Andres Iniesta është pensionuar nga loja aktive e futbollit.

Spanjolli, i cili ka fituar gjithë trofetë e mundshëm në futboll, të martën në një konferencën për media, i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.

“Dua të falënderoja të gjithë ata që më shoqëruan sot dhe të gjithë ata që nuk arritën të vinin në këtë ditë të veçantë. Do të më lejoni të emocionohem sot, nuk do ta kisha menduar kurrë… (shpërthen në lot). Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të kishte ardhur kjo ditë, të gjithë këta lot, që kemi derdhur në ditët e fundit, janë lot emocioni dhe krenarie”, ka thënë Iniesta.

Ai thotë se ndihet krenar më atë që ka arritur në karrierën e tij.

“Sot ndihem shumë krenar për gjithë këtë rrugëtim. Arrita ëndrrën time për t’u bërë një futbollist profesionist, ishte ajo që doja për më tepër”, ka theksua Iniesta.

Inista me Barcelonën bëri historinë e futbollit, duke fituar gjithçka, 4 Liga të Kampionëve, 3 Botërorë për Klube, 9 kampionate, 3 Superkupa Evropiane, 6 Kupa të Mbretit dhe 7 Superkupa Spanjolle, duke u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm në histori.

Ndërsa me Spanjën ai fitoi dy Evropianë (2008 dhe 2012) dhe një Botëror.

Go to TOP