IHMK: Në Klinë shënohet temperatura rekorde prej 42.5° Celsius

Sipas matjeve zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot vendi është përballur me një rritje ekstreme të temperaturave, me vlera që në disa qytete kanë arritur nivele rekorde historike.

Në qytetin e Klinës, në orën 15:00 është regjistruar temperatura më e lartë e ditës 42.5°C, duke shënuar kështu rekordin më të lartë ndonjëherë të matur në këtë qytet, sipas të dhënave nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike.

IHMK paralajmëron për ndikime të mundshme në shëndetin publik, veçanërisht te të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Po ashtu, këshillohet shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut dhe rritja e kujdesit për hidratim. /Kosova.info/


Go to TOP