Identifikohen 18 viktima të kontrabandimit me migrantë, arrestohet një person

Policia e Kosovës sot rreth orës 13:40, ka identifikuar 18 emigrantë vitkima të kontrabandimit me migrantë. 11 prej tyre janë nga Siria, 6 nga Egjipti dhe 1 nga Iraku.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se Njësia e Trafikut Rajonal në Prishtinë e ka ndaluar për kontrollë rutinore një minibus, ku janë identifikuar 18 persona.

Ata kanë deklaruar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, nga Turqia dhe shtetet e tjera kishin për qëllim të kalonin në vendet e BE-së.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari mashkull kosovar (ngasësi i automjetit) është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit”, thuhet në komunikatë. 

Go to TOP