IAMN/ Opozita në Serbi do të nisë sonte protestën për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kundër vjedhjes së votave

Opozita në Sërbi ka ftuar qytetarët që në orën 18h sonte të mblidhen në Beograd duke kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve për Beogradin dhe fillimit të protestave për të dëshmuar vjedhjet masive që janë bërë në Beograd, tha drejtori i Institutit per afirmimin e mardhenjeve nderetnike Fatmir Sheholli.


Pas protestave te sontme lideret opozitar do t’iu drejtohen zyrave te Komisionit zgjedhor në Beograd për të dorëzuar dëshmin qe argumenton se 40 mije votues kanë votuar në Beograd e që nuk janë fare banor të Beogradit, shtoi drejtori i IAMN Fatmir Sheholli ekipi i të cilit Institut po vëzhgon situatën pas zgjedhore në Sërbi./ Kosova.info

Go to TOP