Ilustrim

Ia vjedhin veturën e më pas ia djegin, arrestohet një person në Mitrovicë

Një person ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij e tipit Golf-II.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 06:00 në Zhabar të Mitrovicës.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një person i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur vetura e tij të tipit Golf-II. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se ka vjedhur veturën e ankuesit dhe i ka vënë zjarrin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Go to TOP