I mituri kapet me narkotikë e para në Ferizaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur pasi i janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë, dy tableta të dyshuara si substancë narkotike e llojit ekzaktin, një peshore digjitale dhe 99.25 euro.

 I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga policia.

“Rr. Xhevë Lladrovci, Ferizaj (NN) 06.05.2022 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i janë gjetur dhe sekuestruar një 21.52 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, dy tableta të dyshuara si substancë narkotike e llojit ekzaktin, një peshore digjitale dhe 99.25 €.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP