“I krisi e çara”, Matoshi thotë se Liburn Aliu po e heton Hysen Durmishin brenda ministrisë

Analisti politik, gazetari Halil Matoshi, ka shkruar për dështimet dhe skandalet e Qeverisë. Ai ka dhënë nga së paku një vlerësim për secilin nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Matoshi, në një kolumne të shkruar për Gazeten Express, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po dështon në “mbulimin e skandaleve të zyrtarëve të shtetit”. Ai shkroi për një përçarje mes ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësit të tij, Hysen Durmishi.

“Tendencat e tij për mbulimin e skandaleve të zyrtarëve të shtetit, po dështojnë, sepse i krisi e çara në marrëdhëniet ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe zëvendësministrit Hysen Durmishi”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në Ministri për një tender 16 milionësh po hetohet Hysen Durmishi. Këtë hetim, thotë se po e drejton ministri Liburn Aliu.

“Tenderi 16 milionësh për mirëmbajtjen e dy autostradave, menaxhuar nga zëvendësministri i MMPHI-së, Durmishi dhe Nexhat Krasniqi – shef i Prokurimit në këtë ministri, është bërë lëndë hetimi të brendshëm në Ministrinë që drejtohet nga Aliu”, shkruan Matoshi.

“Shpërthimi eventual i këtij skandali në publik, mund ta prishë idilën e unitetit në pushtetin e Albin Kurtit!?”, thekson ai.

Go to TOP