I kapen në veturë barna me afat të skaduar, lirohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar.

Rasti ka ndodhur në Zhur, të enjten në orën 09:45.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti i dorëzohet inspektoratit sanitar të AUV-it.  

Go to TOP