I dyshuari tenton të ikë nga stacioni policor në Prishtinë, sulmon policët dhe u shkakton lëndime

Një person i ka sulmuar dje zyrtarët policorë në Prishtinë. I njëjti raportohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, fillimisht i dyshuari ishte sjellë në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor.

Pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Go to TOP