Arrestohet një i dyshuar, e sulmoi një qytetar dhe e publikoi videon e sulmit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për sulm dhe ngacmim, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale.

Polica e Kosovës ka njoftuar se arrestimi është kryer sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim.

Arrestimi i të dyshuarit

– F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar me datën 24.10.2022.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin.

Go to TOP