I biri dyshohet se i la dy fishekë në dhomë të babait në Han i Elezit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një incident në Han të Elezit të shtunën mbrëma, ku një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të birin, ky i fundit ia kishte lënë dy fishekë në dhomën e gjumit.
Policia ka bastisur shtëpinë dhe në dhomën e ankuesit janë gjetur dy pistoleta, 46 fishekë e një thikë.
25 vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe është iniciuar rast për “kanosje”, ndërsa ndaj ankuesit 85-vjeçar është iniciuar rast për “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë dhe pas kontaktit me ankuesin është informuar se i dyshuari, djali i tij 25-vjeçar, për shkak të një mosmarrëveshje kishte lënë dy fishekë në dhomën e tij. Në vijim të hetimeve dhe me autorizim të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë. Gjatë kontrollit në dhomën e ankuesit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 2 armë zjarri (pistoleta); 46 fishekë; 1 thikë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj personit të dyshuar, mashkull, 25 vjeç, është iniciuar rasti “Kanosje” dhe është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, ndaj ankuesit, mashkull, 85 vjeç, është iniciuar rasti “Mbajtje në kontroll, posedim në pronësi të paautorizuar të armës” dhe ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
