“I administron që ç’ke me të”, thotë sekretari i MSh-së për 500 mijë vaksinat

Sekretari në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka publikuar tabelën e administrimit të vaksinave kundër COVID-19, gjatë muajit shtator në Kosovë.

Siç shihet në foto, janë dhënë mbi 500 mijë vaksina. Përveç kësaj, ka pasur më shumë gra të vaksinuar sesa burra.

“…dikush thoshte se nuk i administron Kosova 500.000 vaksina në muaj…I administron që ç’ke me te;- ja edhe dëshmia”, ka shkruar Bardiqi në rrjete sociale.

Në total, në Kosovë janë dhënë afër 1.5 milion vaksina kundër koronavirusit. 797 mijë e 866 janë imunizuar me dozën e parë, ndërkaq 530 mijë e 959 me dy dozat.

No photo description available.
Go to TOP