Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit po ecin me ritëm shumë të shpejtë
Punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan po vazhdojnë. Ky është njëri ndër projektet më të rëndësishme në sport në këtë komunë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë, njoftojnë nga kjo komunë.
“Çdo ditë e më shumë, po merr formë një prej projekteve më të rëndësishme për sportin dhe qytetin tonë”, tha kryetari Hyseni. /Kosova.info/
