Humb jetën një 1-vjeçar pas goditjes me veturë në Hajvali

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për RTKlive se një fëmijë i lindur në vitin 2023 ka humbur jetën sot pas goditjes me veturë.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën por fatkueqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Go to TOP