Humb jetën nga zjarri një grua në shtëpinë e saj në Shtërpcë

Një grua ka humbur jetën në Shtërpcë, pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur ditën e hënë.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Kosova.info/


Go to TOP