Hoxhaj dhe Lladrovci falënderojnë nënkryetarin e Parlamentit Evropian për përkrahjen e Kosovës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, e kanë takuar nënkryetarin e Parlamentit Evropian Reiner Wieland.

Hoxhaj dhe Lladrovci e kanë falënderuar numrin dy të PE-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti komunës së Drenasit.

“Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin.Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”.

Go to TOP