Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë
Me rastin e 25-vjetorit të operimit në Kosovë të Institutit Kombëtar të Demokratik (NDI), ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier , deklaroi se pozicioni i ShBA-së nuk ka ndryshuar, është i palëkundur dhe nuk do të ndryshojë.
“Do doja të marrë disa minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së ShBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezenzim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier.
Ambasadori Hovenier ka theksuar se që nga fillimi i NDI-së, SHBA-ja ka mbështetur programe të ndryshme të Institutit, ndërsa e ka quajtur dëshmi tjetër të përkushtimit të shtetit të tij ndaj Kosovës.
“Viteve të saj këtu, duke i ofruar NDI-së përafërsisht 40 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur programet e aktivitetet në Kosovë gjatë kësaj kohe. Tani, arsyeja për këtë mbështetje të qeverisë amerikane për NDI-në në Kosovë është vërtet e thjeshtë. Puna e NDI-së në Kosovë është efikase, me kosto efektive dhe ka pasur ndikim të madh. NDI luajti një rol kritik dhe disa mund të argumentojnë një rol thelbësor në zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në Kosovë. Dhe të gjithë ju që jeni mbledhur këtu sot jeni dëshmi e suksesit të NDI-së, përfaqësoni një gamë të gjerë partish politike, shumë prej të cilave marrin mbështetje kritike nga NDI me trajnime mbi organizimin e partisë, zhvillimin e politikave dhe fushatën në vitet pas luftës… E thënë thjesht, NDI ka ndihmuar që qeverisja në Kosovë të bëhet më efektive, më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”, deklaroi ai.
