Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Hovenier pas takimit me Kurtin: I përsërita sërish themelimin e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Hoevenier, pas takimit, tha se Kurtit i përsëriti kërkesën për themelimin e Asociacionit teksa shton se i konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.

“Pata një takim me kryeministrin Kurti siç e kemi rregullisht, patëm një takim të gjatë duke diskutuar për një sërë cështjesh, sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri si dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për sfidat ekonomike”.

“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimit e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes” deklaroi Hovenier.

Go to TOP