Hovenier e prezanton Zëvendës Shefen e re të Misionit në Ambasadë, përmend avancimin e marrëdhënieve me Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka prezantuar Anu Prattipatin, duke publikuar një fotografi me të.

Hovenier shkroi se ajo do të jetë Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane.

“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në X.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1817909893887570310?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1817909893887570310%7Ctwgr%5E5420357d34c69f6f9e9b54bf427dddbd2aae14bf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fhovenier-e-prezanton-zevendes-shefen-e-re-te-misionit-ne-ambasade-permend-avancimin-e-marredhenieve-me-kosoven%2F
Go to TOP