Hoti: Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.

Ai tha se vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.

“Vetëm në një situatë normale mund të ketë ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Go to TOP