Historitë e të burgosurve në Bjellorusi tregohen përmes qëndisjes tradicionale
Një nismë artistike po ia kujton botës përmes qëndisjes tradicionale të burgosurit politikë që po mbahen në Bjellorusi. /REL/



“Framed In Belarus” është një përmbledhje prej 681 punimesh të qëndisura, të realizuara nga vullnetarë nga e gjithë bota, të cilët ndoqën modelet e krijuara nga Bazlova.

Kjo qëndisje me kryq paraqet rastin e Anastasia Kukhta, një gruaje nga Minsku që drejtonte një biznes parukerie deri në arrestimin dhe burgosjen e saj në vitin 2022, pasi mori pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo po vuan një dënim prej pesë vjetësh burgim për akuza që përfshijnë lidhje me një “formacion ekstremist”.

Rufina Bazlova thotë se ky art politik i realizuar me tekstile, i cili imiton modelet e përdorura në këmishat tradicionale vyshyvanka, është i fuqishëm pikërisht sepse nuk është tronditës. Ndryshe nga imazhet dokumentare shqetësuese të dhunës pas zgjedhjeve, paraqitjet e qëndisura me kryq janë “të bukura, edhe pse flasin për tema të vështira”, tha artistja për Radion Evropa e Lirë.

Rufina Bazlova shton se këto paraqitje të ngjashme me piktogramet e bëjnë “menjëherë të kuptueshme se çfarë po ndodh”, si për publikun e huaj, ashtu edhe për atë bjellorus.

Ky shtetas bjellorus u dënua me shtatë vjet burimg për akuza që përfshinin “bllokim të qëllimshëm të transportit”. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2025.

Ajo thotë se u bind të vazhdonte projektin e qëndisjes me kryq pas një bisede me bashkëshorten e një të burgosuri, e cila i tha: “Sa më shumë të flasim për ta, aq më të sigurt janë ata”.

