Hill nesër i shkon në zyre Vuçiqit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, do mbajë nesër një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi mes tyre do zhvillohet në Presidencën e Serbisë, në orën 12.00.

Këtë diskutim mes tyre e njoftoi sot Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidencës së Serbisë.

Kujtojmë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kohës së fundit i ka vazhduar kërcënimet e tij ushtarake për pushtimin e Kosovës, duke prezantuar madje arsenalin ushtarak që posedon ushtria e tij.

Go to TOP