Hidhet një mjet shpërthyes në Zubin Potok, s’ka të lënduar
Në fshatin Pridvoricë të Zubin Potokut është hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet se është granatë dore.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.
