Hendboll: U tërhoq shorti i çerekfinales së Kupës
Të shtunën është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Fituesi në fuqi i Kupës, Kastrioti, e pret Trepçën.
Llapi – Besa Famgas, Vëllaznimi – Rahoveci, Prishtina – Vushtrria janë ndeshjet tjera.
Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 25 e 26 mars, mesjavën e ardhshme. /Kosova.info/
