Hendboll/Fillon afati kalimtar veror

Është hapur afati i rregullt kalimtar veror në hendbollin kosovar.

“Afati është i hapur deri më 15 korrik, ndërsa priten lëvizje të shumta të hendbollistëve dhe hendbollisteve. Shumë prej klubeve tashmë kanë nisur punën për krijimin e skuadrave për edicionin e ardhshëm garues. Gjashtë skuadra pritet të garojnë në kupat evropiane dhe të gjitha do të përforcohen me synim për paraqitje sa më të denjë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Por lëvizje sipas këtij njoftimi, pritet të ketë edhe nga klubet tjera në të dy konkurrencat, por edhe nga klubet e kategorisë së dytë. /Kosova.info/

Go to TOP