Hendboll, Besa bindëse në derbi, Prishtina pa telashe në Podujevë

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë u zhvillua derbi i xhiros.

Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë ndaj Kastriotit të Ferizajt, që megjithatë nuk sfidoi seriozisht kampionen. 31:18 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës.

Besa është shkëputur herët dhe ka mbajtur epërsi konstante, që në fund ishte 13 gola.

Ndërkohë në Podujevë janë takuar Llapi e Prishtina. Për Prishtinën ishte ndeshja e parë e këtij kampionatin pasi në xhiron e parë ishte e lirë. Kryeqytetasit fituan bindshëm, 56:31.

Go to TOP