Haziri: Nëse krijohet Asociacioni pa njohjen nga Serbia, Kosova jep gjithçka për asgjë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka folur rreth takimit të nesërm që do të mbahet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ku temë takimi do të jetë plani franko-gjerman.

Haziri, i cili është i caktuar nga LDK-ja për këtë dialog tha se nëse formohet Asociacioni pa njohjen reciproke nga Serbia, atëherë Kosova po jep gjithçka për asgjë.

“Pyetja se a po kalon ‘Zajednica’ tashmë është evidente në kuadër të planit franko-gjerman, duke e pasur kryeministër politikanin më jokonsistent në qëndrime që ka pasur Kosova. Do ta këtë nesër ditën për të dëshmuar se cili Kurti do të jetë në funksion – Kurti opozitar, kryeministër e kundërshtues apo Kurti pranues e ndarës de jure i një pjesë të Kosovës”, tha Haziri. /Kosova.info/

Go to TOP