Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë Richard Rodgers
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë jorezident në Kosovë, Richard Rodgers.
Me këtë rast, Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin Rodgers për angazhimin e tij gjatë mandatit, për miqësinë ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.
“Kosova e vlerëson partneritetin me Australinë dhe mbështetjen e saj për paqen, demokracinë dhe bashkëpunimin”, ka thënë u.d. presidentja Haxhiu.
Ajo i ka uruar suksese Ambasadorit Rodgers në angazhimet e tij të ardhshme. /Kosova.info/
