Haxhiu nervozohet kur pyetet rreth gjykimit për gazin lotsjellës

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të 36-të për të arritur konstituimin e këtij institucioni.

Ajo u pyet lidhur me seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Parlamentit.

“Nuk akuzohem për sulm ndaj Kuvendit, ne akuzohemi për 10 vjet për mbajtje në pronësi pra të gazit lotsjellës”, u shpreh ajo.

Derisa gazetarët po e pyesnin për këtë çështje, Haxhiu paksa u revoltua.

“A je gjyqtare, a je prokurore? Të lutem para se të më bëni pyetje të tilla, së pari të merrni informacionet e pastaj të më pyesni”, u shpreh Haxhiu.


Go to TOP