Haxhiu me ambasadorin austriak, flasin për tragjedinë në Vjenë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Gjatë takimit, ambasadori Schnetzer shprehu ngushëllimet për humbjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës në ngjarjen e rëndë në Vienna duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e përbashkët për këtë tragjedi.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar.

Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës ndër vite duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.


Go to TOP