Haxhiu: Kemi marr dritën e gjelbër, në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nga Komisioni i Venecias kanë marr dritën e gjelbërt për fillimin e Vettingun si dhe në drejtësi dhe Themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një konference për media bashk me kryeministrin e vendit, Albin Kurti theksoi se të premten kanë marr pjesë në një seancë plenare të Komisionit të Vene.

“Sapo jemi kthyer nga Venecia. Kemi marr pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias e cila u mbajt dje, në të cilën janë botuar opinionet e komisionit për koncept dokumentin për Vettingun dhe ai për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Kemi prezantuar  argumente dhe qëndrimin e institucione të Kosovës lidhur me rendësin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe domosdoshmërinë e themelimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë”, tha ajo.

Haxhiu gjithashtu tha se kanë marr dritën e e gjelbërt për të filluar me Vettingun dhe me themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

“Kemi marr dritën e gjelbërt për të filluar me vettingun dhe byronë…paraqitet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi. Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e  niveleve të lartë në gjyqësi. Vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve tjerë… ”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, në Kosovë do të ketë Vetting duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë.

“Do të ketë Vetting të plotë duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Nga sot Republika e Kosovës fillon një epokë të re. Kosova do të ndërmarr me vullnet të saj një proces që ka si synim kontrollin e vetvetes për të mbërritur te drejtësia…E kemi mbështetjen edhe të kryeministrit”, tha tutje Haxhiu. 

Go to TOP