Harry Kane rrëmben ‘Këpucën e Artë’

Sulmuesi anglez Harry Kane zyrtarisht është fitues i ‘Këpucës së Artë’.

Ylli i Bayern Munich, ka shënuar 36 gola në sezonin që tashmë ka përfunduar.

Pavarësisht së ‘Bavarezët’ e mbyll edicionin pa asnjë trofe, megjithatë, sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ rrëmben ‘Këpucën e Artë’.

Kane me 36 gola të realizuara shpallet golashënuesi më i mirë në Evropë, i ndjekur nga Serhou Guirassy (Stuttgart) që shënoi 28 gola, derisa më pas vijnë Mbappe dhe Haaland me nga 27 gola të shënuara. 

Go to TOP