Haradinaj uron Vitin e Ri: I bindur që viti që po vjen, do të jetë më i mirë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi ka uruar vitin e ri 2023.

Haradinaj në videon e publikuar ka thënë se viti që po lëmë pas nuk ka qenë i lehtë, teksa ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë për Kosovën.

Haradinaj thotë se viti 2023 do të jetë shumë më i mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë, vitin 2022, por kemi shumë shpresë dhe jam i bindur që viti që po vjen 2023, do të jetë më i mirë. Nga zemra ju uroj, Gëzuar viti që po vjen”, tha Haradinaj.

Go to TOP