Haradinaj: Unë mund ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

Ai ka deklaruar se duhet ta thjeshtësojmë punën, “pasi që interesi ynë është të hyjmë në NATO”.

‘’Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partner i Kosovës nuk ka mosbesim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mosbesim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin’’, tha Haradinaj, për RTV21.

Ai tha se “listën e detyrave që ta jep Amerika bashkë me aleatët e tjerë të sigurisë nuk ka alternativë”.

“Nuk guxon as me u vonu as me diskutu. Ne po dëshirojmë me hy NATO. Na e jepni listën e detyrave dhe do t’i kryejë Kosova’’, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së tha se ka bërë përpjekje që raporti me aleatët për sigurinë të ruhet, sepse anëtarësimi në NATO është më i rëndësishëm se çdo temë tjetër.

‘’Anëtarësimi në NATO i siguron edhe serbët e Kosovës’’, tha Haradinaj, duke shtuar se kjo është më e rëndësishme se a diskutimi për dinarin.

‘’Mbizotëron çështja e hyrjes në NATO në krahasim me çështjen e dinarit’’, tha Haradinaj.

Haradinaj tutje ka shtuar se ‘’Albin Kurti nuk lufton ai rrinë në zyre, nëse nesër vendi shkon në luftë këtij nuk I dhimbsen ata që luftojnë’’.

Më tej ai tha se SHBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.

‘’Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im, qëndrueshmëria, angazhimi”, tha Haradinaj.

Duke folur për marrëdhëniet SHBA-Kosovë, Haradinaj tha se SHBA-të nuk munden me e shkëput komunikimin me  Kosovën, por nuk ka marrëdhënie mes Kosovës dhe SHBA-së.

Haradinaj tha se ai konsideron se ‘’dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se s’jemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon Rusisë dhe armiqve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aleatë tanë që ta kuptojnë se ndërkombëtarët, sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti’’.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.

“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk ndihmojnë për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës. E ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit me vonu përmbylljen e çështjeve të sigurisë”, tha Haradinaj.

Go to TOP