Haradinaj tregon tri arsyet pse AAK propozoi 26 janarin si datë të zgjedhjeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë tri arsye kryesore pse partia e tij ka propozuar 26 janarin si datë për zgjedhjet e ardhshme në takimin e partive politike me Presidenten Osmani.

Sipas Haradinajt, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të Qeverisë, të cilat ai i ndan në tri grupime.

Dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare: Haradinaj theksoi përkeqësimin e marrëdhënieve me aleatët kryesorë të Kosovës, BE dhe ShBA.  

Kapja e institucioneve të pavarura: Ai kritikoi Qeverinë për armiqësimin me institucionet e pavarura, duke theksuar se asnjë institucion nuk ka mbetur jashtë këtij ndikimi.

Dështimet ekonomike: Haradinaj përmendi mungesën e investimeve, mos-rritjen e pagave dhe paaftësinë për të ndaluar rritjen e çmimeve si probleme kryesore ekonomike.

Duke përmbledhur këto arsye, Haradinaj argumentoi se është e nevojshme që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në vend. /Kosova.info/


Go to TOP