Haradinaj thekson rëndësinë e integrimit euroatlantik në takimin me Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Haradinaj i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, Haradinaj konfirmoi angazhimin e Aleancës në mbështetjen e reformave që vendi duhet të ndërmarrë për të përparuar në agjendën integruese.

Ai gjithashtu vuri theksin në domosdoshmërinë e rikthimit të Kosovës në kursin e saj drejt integrimit euroatlantik, me synim përfundimtar anëtarësimin në NATO dhe BE. /Kosova.info/


Go to TOP