Haradinaj-Stublla: Fituesi më i madh i marrëveshjes me Asociacion brenda është Isa Mustafa
Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se Isa Mustafa është fituesi më i madh ‘moral’ pas zyrtarizimit dhe pranimit të marrëveshjes me Asociacionin brenda.
Ajo ka thënë se humbësja më e madhe është Kosova.
“Ndërsa humbësja më e madhe është Kosova – e cila sot bëhet ‘zyrtarisht e pa shpresë’ me klasë politike të pandryshueshme ndër dekada”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Fituesi më i madh ‘moral’ pas zyrtarizimit dhe pranimit të marrëveshjes me Asociacionin brenda, është Isa Mustafa.
Ndërsa humbësja më e madhe është Kosova – e cila sot bëhet ‘zyrtarisht e pa shpresë’ me klasë politike të pandryshueshme ndër dekada!
