Haradinaj për ndalimin e qytetarëve: Serbia mbetet shtet mafioz

Ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të qytetarëve nga autoritetet serbe në kufirin Kroaci-Serbi, shkruan Periskopi.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tash e sa vite iu bëhet thirrje qytetarëve që mos të udhëtojnë nga Serbia.

Haradinaj tutje thotë që Serbia mbetet shtet mafioz.

“Asnjë nevojë nuk e kemi me udhëtu kah Serbia.

Ka vite e vite që u bëhet thirrje bashkëatdhetarëve e qytetetarëve të mos e marrin rrugën për Serbi – për asnjë arsye!

Serbia mbetet shtet mafioz, ku secili shqiptar është në rrezik të përhershëm!”, ka shkruar ajo.

Go to TOP