Haradinaj: Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ecja përpara e Kosovës do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike.

“I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, banorët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurt, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë. Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike”, është shprehur Haradinaj.

Në përurimin e Memorialit “Porta e Lirisë-Dëshmorët e Hasit” në Dedaj të Hasit, Haradinaj theksoi se Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj.

“Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë. Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP