Hapet një rast për dhënie të ryshfetit në Qendrën Rajonale të Administratës së Pensioneve në Prizren

Sot, Njësia Rajonale për  Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion-Prizren ka pranuar një thirrje telefonike për një dyshim për dhënie te ryshfetit në Qendrën Rajonale të Administratës së Pensioneve në Prizren.

Hetuesit kësaj njësia kanë reaguar menjëherë dhe kanë shkuar në qendrën  në fjalë. Aty janë njoftuar se dyshohet se : L.N. 82 vjeçar (Serb/Shtetas i Republikës së Kosovës, me banim të përkohshëm në Republikën e Serbisë) ishte paraqitur për t;u lajmëruar sipas rregullit, që secili person i pensionuar duhet të paraqitet çdo gjashtë (6) muaj, mirëpo përveç qe ishte paraqitur për veten e tij kishte paraqitur edhe dokumente për bashkëshorten e tij se ishte e sëmurë dhe se nuk mund të paraqitet fizikisht për shkak të gjendjes se rëndë shëndetësore, ndërsa punëtori i administratës se pensioneve kishte regjistruar paraqitjen e tij.

Sipas komunikatës së PK’së, dyshohet se i dyshuari pasi që ishte larguar, ishte kthyer përsëri në sportel dhe kishte lënë një pliko (zarf) me 50 euro dhe pa folur fare ishte larguar nga objekti, një qytetar i cili e ka vërejte veprimin kishte lajmëruar policinë.

I dyshuari dhe personi zyrtar janë shoqëruar në polici, konkretisht në zyrën e Njësisë  Rajonale për  Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Për rastin është njoftuar prokurori i kujdestar i cili ka udhëzuar qe rasti të  hetohet në procedure të rregullt.

Go to TOP