Hamiti thumbon drejtuesit e VV-së: Mund të mburren se e kanë shkelur Kushtetutën më shpesh se të gjitha qeveritë e kaluara

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar VV-së shkeljet e shumta të Kushtetutës.

Madje, ai ka ironizuar keq me këtë fakt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se drejtuesit e VV-së mund të krenohen me shkeljet e shumta, duke thënë se janë qeveria që më së shumti e kanë shkelur Kushtetutën.

“Drejtuesit e VV-së do të mund të thoshin: ‘Ne e kemi shkelur më shpesh Kushtetutën e Republikës së Kosovës se të gjitha qeveritë e mëhershme së bashku. Kanë qenë shkelje të domosdoshme’”, ka shkruar Hamiti.


Go to TOP